Guardiola flet për Palmer, e pranon se i kishte kërkuar të qëndrojë
Lexohet për: 1 min.
7-Guardiola
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka konfirmuar se i kishte kërkuar Cole Palmer që të qëndrojë në ekip, para se ylli anglez të transferohej te Chelsea.

Palmer u largua verën e kaluar nga City për t’iu bashkuar Chelseat, ku është duke kaluar nëpër një formë fantastike, raporton KosovaPress.

Guardiola e lavdëroi Palmer ndërsa tha se ishte ylli anglez që kishte kërkuar largimin, edhe pse ai i kishte kërkuar atij të qëndrojë në “Etihad”.

“Ai po kërkonte për dy sezone që të largohej nga Manchester City. Unë i thash: qëndro. Ai dëshironte të largohej. Çfarë mund të bënim ne? Ai është një lojtar i mrekullueshëm me potencial shumë të madh. Unë nuk ia dhashë minutat që ai i meritonte që tani i ka te Chelsea”, tha Guardiola.

Që prej se iu bashkua Chelseat, Palmer ka arritur të bëjë 38 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 23 gola dhe 13 asistime mbi emrin e tij. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024