Anëtarët e Grupit të Miqësisë Kosovë-Francë, të udhëhequr nga kryesuesi i këtij Grupi, Enver Haliti, u pritën në takim nga Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Bëhet e ditur se në këtë takim, ndër temat që u diskutuan, fokus të veçantë iu kushtua rritjes së bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës, projekteve të rëndësishme që parashihen të implementohen në Kosovë si dhe u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike dhe ndërkombëtare
“Deputetët në këtë rast shfrytëzuan rastin ta falënderojnë Ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Francës për popullin e Kosovës. Ata shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e Francës, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në procesin e shtetndërtimit. Në këtë takim, ndër temat që u diskutuan, fokus të veçantë iu kushtua rritjes së bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës, projekteve të rëndësishme që parashihen të implementohen në Kosovë si dhe u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.