Gruaja e vrarë në Pejë ka punuar për dy dekada asistente e stomatologut
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Gruaja e vrarë mëngjesin e sotëm për dy dekada ka punuar si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Kështu thuhet në njoftimin e  Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku theksohet se janë tronditur nga vrasja makabre e Gjyljetë Ukellës.

Rasti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ky dyshohet se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëtores shëndetësore të stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet në kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizuar personalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë !”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Vrasjen e gruas e ka konfirmuar për KosovaPress, Driton Rugova nga policia rajonale e Pejës, ku ka thënë se “sot rreth orës 08:15 janë informuar se në rrugën “Bill Clinton”, ka ndodhur një rast dhe se policia me ekipin mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes”. /Sh.Pajaziti/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024