Gruaja e Assadit diagnostikohet me leukemi të rëndë
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Foto Arkivë
Bashkëshortja e liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad vuan nga një formë e rëndë e leukemisë.
Asma al-Assad është në izolim për t'u mbrojtur nga çdo infeksion, kështu që nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me njerëzit e tjerë, transmeton Telegraph-i britanik.
Familja Assad iku në Moskë pasi opozita rrëzoi regjimin e Bashar al-Assad në fillim të këtij muaji. Ish-zonja e parë dhe fëmijët u larguan nga Siria para presidentit, dhe tani thuhet se po kujdeset për të babai i saj Fawaz Ahras, një kardiolog i respektuar në Londër.
Presidenca siriane njoftoi në maj se Asma al-Assad, një siriane e lindur në Londër më 1975, ishte diagnostikuar me një formë akute të leukemisë, palcës së eshtrave dhe kancerit të gjakut.
Ajo ishte trajtuar më parë për kancerin e gjirit dhe në vitin 2019 ajo njoftoi se nuk ishte më e sëmurë pas një viti trajtim.
Raportet e mëparshme sugjeruan se Asma është e lodhur nga kufizimet e vendosura ndaj saj në Rusi dhe se ajo dëshiron të divorcohet dhe të vazhdojë trajtimin në Londër. Kremlini e mohon këtë dhe familja Assad nuk ka komentuar.
Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy, tha se Asma nuk është e mirëpritur në Britani.