Greva në Gjermani, bllokohet transporti publik
Lexohet për: 2 min.
Flamuri-Gjermania
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rrjeti i transportit të Gjermanisë është pothuajse në një bllokadë pasi në vend po mbahen grevat më të mëdha në dekada.

Stafi i aeroporteve, porteve, hekurudhave, autobusëve dhe metrove nisi grevën 24-orëshe të hënën.

Dy nga sindikatat më të mëdha të Gjermanisë po kërkojnë paga më të larta për të ndihmuar anëtarët e tyre të përballojnë koston në rritje të jetesës.

"Mega greva", siç u quajt në mediat lokale, preku trenat e udhëtarëve dhe rajonalë që operojnë nga Deutsche Bahn, operatori hekurudhor kombëtar i Gjermanisë.

Shërbimet e transportit lokal, përfshirë tramvajet dhe autobusët, gjithashtu nuk funksionojnë në shtatë shtete.

Mijëra fluturime u anuluan, duke përfshirë dy nga aeroportet më të mëdha të vendit – Mynih dhe Frankfurt.

Fluturime të shumta nga aeroporti i Mynihut gjithashtu u ndërprenë të dielën si pasojë e grevës.

Shoqata e aeroporteve të Gjermanisë tha se rreth 380,000 udhëtarë ajror do të preken nga greva, por shtoi se ishte "përtej çdo mase të imagjinueshme dhe të justifikueshme".

Sindikata Verdi përfaqëson rreth 2.5 milionë punonjës në të gjithë sektorin publik, duke përfshirë transportin publik dhe aeroportet. Ajo dëshiron të sigurojë një rritje 10.5% të pagave për stafin.

Ndërsa, sindikata EVG përfaqëson rreth 230,000 punonjës në Deutsche Bahn dhe kompani të tjera autobusësh. Ajo kërkon një rritje prej 12% të pagave, shkruan BBC, përcjell Kosovapress

Të dy sindikatat shpresojnë se greva do të rrisë presionin mbi punëdhënësit përpara një raundi tjetër negociatash për pagat këtë javë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024