Kërkohet paraburgim ndaj personit që dyshohet se u aksidentua të përfitoj nga sigurimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kërkohet paraburgim ndaj personit që dyshohet se u aksidentua për përfitim nga sigurimet
2 orë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit G.B., për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i sigurimit”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 08 Dhjetor 2024, rreth orës 14:15, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, saktësisht tek rrethrrotullimi,  i pandehuri G.B., me qëllim të arkëtimit të parave dhe benefiteve të sigurimit nga siguruesi, e dëmton pasurinë e siguruar dhe pastaj e lajmëron rrejshëm dëmtimin, në atë mënyrë që qëllimisht shkakton aksident trafiku duke drejtuar veturën të llojit Golf VII dhe në kohë të caktuar rrit shpejtësinë e lëvizjes dhe me anën e majtë të veturës e godet veturën e të dëmtuarës I.T.,  cila ishte duke lëvizur në rrethrrotullim.

Ndërsa thuhet se nga aksidenti kanë pësuar lëndime edhe dy pasagjerët në veturën e të dyshuarit, me çka ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit”.

I pandehuri që nga data 17 Dhjetor 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Ndryshe, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, dje ka njoftuar se 23 vjeçari me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave.

Ai dyshohet se në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor.

https://kosovapress.com/dyshohet-se-keqperdori-sigurimet-e-veturave-arrestohet-nje-person

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024