Greva e stafit të Lufthansa-s anulon mbi 500 fluturime në Frankfurt
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Greva e stafit të Lufthansa-s anulon mbi 500 fluturime në Frankfurt
lufthansa,jpg
10/04/2026 - 19:29
Linku u kopjua

Mbi 500 fluturime janë anuluar në aeroportin më të madh të Gjermanisë, në Frankfurt, si pasojë e një greve që stafi i kabinave në aeroplanët e kompanisë Lufthansa mbati të premten.

Sipas operatorit të aeroportit, rreth 580 nga 1,350 fluturime të planifikuara janë anuluar, ku pjesa më e madhe i përkasin Lufthansa-s, njofton dpa, përcjellë KosovaPress.

Greva ka nisur në mesnatë dhe përfshin rreth 20 mijë stjuardë, të cilët kanë ndërprerë punën deri në orët e mbrëmjes, në kuadër të mosmarrëveshjeve për paga me kompaninë.

Autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime të tjera, ndërsa pasagjerëve u është kërkuar të kontrollojnë statusin e fluturimeve, me mundësi rimbursimi ose ndryshimi të biletave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026