Greva e punëtorëve teknikë për paga në Kuvend, Bogujevci kërkon fakte për kompaninë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Jusuf-Azemi
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesit e grevës së punëtorëve teknikë të Kuvendit të Kosovës janë takuar të premten me drejtues të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast ky takim nga grevistët është vlerësuar të jetë i frytshëm.

Kryetari i Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha nga ana e nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci është kërkuar që ankesat e punëtorëve të dërgohen në këtë institucion me fakte.

Kryetari, Azemi tha se ka disponim që kontrata me kompaninën privat për mirëmbajte të ndërpritet në rast se faktohet që janë bërë shkelje sa i përket edhe pagave për punëtorët.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat theksoi se greva do të vazhdoj tutje.

Që nga dita e hënë (16.09.2024)punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pagës nga 275 në 550 euro. Edhe  gjatë muajit korrik këta punëtorë patën protestuar para Kuvendit të Kosovës. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar para Kuvendit të Kosovës për tu solidarizuar me punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë këtë javë. /B.Ibishi/

https://kosovapress.com/kolektivi-feminist-proteston-ne-shenje-mbeshtetje-per-punetoret-teknike-te-kuvendit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024