Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar para Kuvendit të Kosovës për tu solidarizuar me punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë këtë javë.
“Çka bon njeri me 275 euro n ‘Kosovë”, “Deputetët rrogën 2000 euro, punëtorët teknik 275”, “ “Punëtorët teknikë të kalojnë në sektorin publik ndal ppp-të”, “Punëtoret teknike e mbajnë Kuvendin”, “Punëtoret nuk janë mall”, ishin disa nga sloganet që ishin zgjedhur për të shprehur revoltën protestuesit.
Ajo tha se këto punëtore kanë kushte të tmerrshme të punës.
Teksa shprehu mbështetjen e kërkesave të këtyre punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës, Fjolla Muçaj shpalosi edhe kërkesat konkrete që i kanë ato.
Pas takimit pritet të ketë prononcime për medie.
Që nga kjo e hënë punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pagës nga 275 në 550 euro.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...