Një sistem i qëndrueshëm dhe i fortë i energjisë elektrike në Mesdhe është thelbësor për tranzicionin e gjelbër të Bashkimit Evropian, vuri në dukje të mërkurën kryetari dhe kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Pavarur të Transmetimit të Energjisë (IPTO), Manousos Manousakis.
Duke folur në një konferencë të Shoqatës së Operatorëve të Sistemit të Transmetimit Mesdhetar (Med-TSO) në Athinë, Manousakis shtoi se pellgu i Mesdheut ka një potencial të madh të burimeve të rinovuar të energjisë, i cili mund të furnizojë të gjithë Evropën me energji të pastër dhe të përballueshme.
Manousakis foli edhe për projekte të ndërlidhjeve ndërkombëtare që po zhvillohen me pjesëmarrjen aktive të IPTO. Këto projekte, tha ai, mund ta sjellin Mesdheun "në ballë të tranzicionit të gjelbër" dhe do të ndihmojnë Greqinë të zhvillohet në një eksportues të fortë të energjisë elektrike të pastër, si dhe në një pikë kritike hyrëse të energjisë së gjelbër midis Mesdheut Lindor, Lindjes së Mesme dhe Evropës Qendrore. /ANA-MPA
Greqia ndër vendet e para që përfundoi riatdhesimin e shtetasve të saj nga Izraeli - KosovaPress