Greqi, policia arreston 8 të mitur për sulm me koktej molotovi në një shkollë të mesme
Lexohet për: 1 min.
f33f3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tetë të mitur, 16-vjeç, u arrestuan nga policia greke pasi sulmuan me koktej molotovi një shkollë të mesme në periferinë jugperëndimore të Athinës Moschato të enjten.

Sipas policisë greke, rreth orës 14:00 grupi hodhi tre koktej molotovi në oborrin e shkollës së mesme të Moschatos dhe u largua me vrap. Nga tre koktej molotovi, vetëm një ka shpërthyer, pa u lënduar dhe pa shkaktuar dëme.

Të miturit u arrestuan nga njësiti i motoçikletave të policisë (Dias) dhe u dërguan në komisariatin e periferisë.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe prindërit e tyre, për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturve. Të miturit pritet të dërgohen në prokurori. /AMNA

Greqia ndër vendet e para që përfundoi riatdhesimin e shtetasve të saj nga Izraeli - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025