Grenell e quan lajm të mirë shpërndarjen e Kuvendit: Zoti po na përgatit për rikthimin e Hashim Thaçit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Grenell e quan lajm të mirë shpërndarjen e Kuvendit: Zoti po na përgatit për rikthimin e Hashim Thaçit
Grenell
Foto Arkiv
07/03/2026 - 08:33
Linku u kopjua

I Dërguari Special Presidencial për Misione të Veçanta të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, ka reaguar sot pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë të premten Kuvendin e Kosovës.

Richard Grenell e ka quajtur lajm të mirë paraljamërimin për zgjedhjet e reja në Kosovës, duke e lidhur ketë edhe me rikthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, transmeton KosovaPress.

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për kthimin e HashimThaçit në Kosovë. Thaçi për Kryeministër”, ka shkruar Richard Grenell në platformën X.

Të enjten mbrëma Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh presidentin.

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu tha se nuk mund të vazhdohet me votimin, meqë nuk janë prezentë 80 deputetë. Derisa ka njoftuar se menjëherë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për t’i pezulluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. E Osmani që është aktuale, po vlerëson su kaluan afatet andaj edhe shpalli shpëndarjen e Kuvendit.

Richard Grenell ishte i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi në periudhën 2019-2021.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Fjalët përfundimtare për këtë rast janë thënë gjatë muajit shkurt në Hagë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshen e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.

Tashmë çështja i ka kaluar trupit gjykues, i cili ka tre muaj kohë për të marrë vendimin final.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026