Grand Slam Tbilisi/Distria lufton për të artën
Lexohet për: 1 min.
1-Dsitria
2 vite më parë
Linku u kopjua

Momentalisht është duke u zhvilluar Grand Slam Tbilisi, ku kësaj radhe Kosova është duke u përfaqësuar vetëm nga xhudistja Distria Krasniqi.

Kampionia Olimpike është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë në këtë garë, ku tani ka arritur ta prek finalen e këtij Grand Slam-i, përcjell KosovaPress.

Në rrugëtimin e saj deri te gara për medaljen e artë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Brazili, Maria Taba.

Në çerekfinale, Distria fitoi luftën e saj kundër holandezes, Naomi Van Krevel, kurse në gjysmëfinale e mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.

Tani, në finale, e arta Olimpike do të përballet me xhudisten nga Hungaria Reka Pupp.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025