Në një Qendër të Votimit në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, është shfaqur një hartë e ish-regjimit serb, ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë.
KosovaPress ka evidentuar gjithashtu në shkollën “Milladin Mitiq” edhe një mbishkrim: “Republikë e Serbisë krahinë autonome Kosova Metohije”.
Zgjedhjet lokale po mbahen sot në 38 komuna të vendit.
Lajmi në përditësim...


Ambasadori i BE-së, Aivo Orav ka vizituar qendra të votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.
Përmes një postimi në "X" Bashkimi Evropian në Kosovë ka njoftuar se Orav iu bashkua kolegëve të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve
"Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, iu bashkua #Diplomaticëatch për Zgjedhjet Lokale të sotme së bashku me kolegët e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën", thuhet në njoftim.
Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.