Goli i Mbappe nuk mjafton - përjashtohet Bellingham, Real mezi barazon
Sport
Lexohet për: 2 min.
Goli i Mbappe nuk mjafton - përjashtohet Bellingham, Real mezi barazon
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Real Madridit kanë nxjerrë një barazim si mysafirë ndaj skuadrës Osasuna me rezultat 1:1, ndonëse erdhën të parët në epërsi.

Sulmuesi francez Kylian Mbappe shënoi në minutën e 15-të, por kjo ishte e tëra që ekipi mbretëror arriti në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të të La ligës spanjolle.

Në minutën e 39-të Jude Bellingham u përjashtua pasi u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë kështu në vazhdim të ndeshjes ekipin e tij me dhjetë lojtarë në fushë.

Kjo edhe u shfrytëzua nga skuadra vendase, pasi kroati Ante Budimir nga penalltia në minutën e 58-të siguroi një pikë të madhe për Osasuna.

Në ndeshjen tjetër të ditës Alaves luajti baras në një ndeshje dramatike ndaj Deportivo me rezultat 3:3, ndërsa sonte luajnë Atletico Madrid -Celta Vigo dhe Villarreal-Valencia.

Në programin e ditës së diel janë takimet Espanyol - Athletic Club, Real Valladolid- Sevilla, Mallorca-Las Palmas dhe  Real Betis-Real Sociedad. Xhiroja e 24-të e La Ligës përmbyllet ditën e hënë me takimin ndërmjet Barcelonës dhe Rayo Valecano nga ora 21:00.

Real Madrid prin në tabelë me 51 pikë, një më shumë se Atletico Madrid i dyti dhe tri më shumë se Barcelona e treta, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa, Osasuna mbetet e shtata me 32 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025