Gola kundërshton krahasimet e opozitës për mungesat e LVV-së dhe Listës Serbe në seancë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Gola kundërshton krahasimet e opozitës për mungesat e LVV-së dhe Listës Serbe në seancë
Gola
03/04/2026 - 17:27
Linku u kopjua

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola u ka reaguar deputetëve të opozitës, kur këta të fundit kanë thënë se janë Lëvizja Vetëvendosje e Lista Serbe që po mungojnë në sallën plenare gjatë debatit parlamentar për rritjen e çmimit të naftës.

Paraprakisht, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani tha se këto dy grupe parlamentare nuk janë të angazhuar për lehtësimin e jetës së qytetarëve.

“Sot çmimi i energjisë elektrike i atyre që po mungojnë këtu dallon prej dy grupeve. Mendoj që Lëvizjen Vetëvendosje e kanë votuar elektorati që jeton sikur shumica e Republikës së Kosovës që sot po paguajnë secilin çmim të secilit produkt më shtrenjtë, mirëpo elektorati i Listës Serbe në veri, edhe naftën, edhe energjinë e paguan shumëfish më lirë sesa secili qytetar. Andaj të dyja këto grupe parlamentare nuk janë sot këtu prezente, nuk janë për interesat e shumicës dhe nuk janë për t’i mbrojtur dhe angazhuar për t’ju lehtësuar jetën qytetarëve”, tha Rrahmani.

Më pas i ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, i cili po e kryeson seancën, duke thënë se nuk duhet të tërhiqen paralele të tilla.

Gjatë kohës sa ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve të opozitës, këta të fundit e kanë kundërshtuar.

“Për përpjekjen që të tërheqni paralele ndërmjet mungesës së deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Listës Serbe për shkak se në këtë vazhdimësi të seancës janë duke munguar edhe deputetë të tjerë. Prandaj, çfarëdo përpjekje për të protetuar ndonjë mungesë të sinkronizuar ose ndonjë qëllim të përbashkët është e papranueshme, sepse asnjë deputet i asnjë prej grupeve parlamentare nuk mund të krahasohen me mungesat dhe qëllimet që kanë Lista Serbe”, ka thënë Gola.

Debati ka vazhduar më tej, ku Rrahmani i tha Golës se e “njeh shumë mirë për mosguxim”.

“I nderuar nënkryetar të njoh shumë mirë për mosguxim për mosdëshmim për tërë këto deklaratat që je duke i diskutuar këtu. Edhe e di që je duke e kryer një detyrë, ashtu qysh e ke kryer detyrën e financimit të ekspozitës në shesh, ashtu qysh keni financuar si pushtet financimin e librit për shpërndarjen në ambasadat e vendit tonë, një libër i organizatave të cilat ju i njihni shumë mirë, madje jashtëzakonisht mirë”, ka replikuar ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026