Gola demanton pretendimet shoviniste serbe në AP të NATO-s: Kosova shtet i pavarur dhe sovran
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gola demanton pretendimet shoviniste serbe në AP të NATO-s: Kosova shtet i pavarur dhe sovran
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola ka pasur një replikë të ashpër me përfaqësues nga Serbia në punimet e Sesionit Pranveror të AP-së së NATO-s.
Ditë më parë në punimet e sesionit pranveror të AP-së së NATO-s, Gola iu kundërvu përfaqësues serbe e cila propagandoi duke thënë se “regjimi i Kurtit po i bën represion serbëve”.
Ai theksoi se Kosova është shtet sovran, derisa i rikujtoi asaj që vendi vazhdon të përballet me sfida nga fqinji i saj verior, Serbia, e cila siç ka thënë ai që nuk është miqësore.
“Në të vërtetë Kosova nuk është ‘Kosovë dhe M...’, por është Republikë e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran. Fatkeqësisht vazhdon të përballet me sfida nga fqinji i saj verior, që për hir të së vërtetës nuk është edhe aq miqësor”, ka thënë ai.