Goditet kryebashkiaku i Kolonjës, simpatizanti i “Bashkë Fitojmë” shoqërohet në polici
Lexohet për: 2 min.
policia-puke
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zgjedhjet lokale në Shqipëri kanë nisur me dhunë.

Mediat raportojnë se në mesnatë është goditur kandidati i PS-së, Erion Isai, nga një simpatizant i PD-së pranë fshatit Qinam.

“Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin. Është shoqëruar nga policia Esmerald Kacolli”, shkruan Tch.

Mbi ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Kolonjë, ku u dhunua kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai, nga informacionet e para bëhet me dije se kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.

Njeri nga simpatizantët e PD-së, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës ndërsa është shoqëruar personi qe e ka goditur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025