4 raketa ruse goditën Kievin mëngjesin e së dielës, pas ditësh të tëra qetësie teksa pushtuesit kanë fokusuar sulmin e tyre në lidnje. Vetëm 30 minuta pasi sirena e alarmit u dëgjua në kryeqytet, sulmet tronditën kryeqytetin.
Të paktën dy ndërtesa banimi, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko u prekën nga sulmet, ndërsa nën rrënoja ka shumë banorë të bllokuar.
Sukmi vjen në një kohë kur Rusia ka thënë se do të transferojë sisteme raketore me aftësi bërthamore Iskander-M tek aleati i saj Bjellorusia gjatë muajve të ardhshëm. Sistemet kanë një rreze në deri 500 kilometra.
Putin i tha Presidentit Bjellorusi Aleksandër Lukashenko në një takim në Shën Petersburg se sistemet e raketave “mund të përdorin si raketa balistike, si në versionet konvencionale ashtu edhe ato bërthamore”.
Të shtunën, Ukraina pretendoi se forcat ruse kishin gjuajtur raketa të shumta në rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy nga Bjellorusia.