Një gjysh 81-vjeçar ka mbetur i gjakosur dhe i mavijosur pasi policia britanike shkoi në adresën e gabuar për të hetuar raportimet për dhunë në Potton, Bedfordshire të premten rreth orës 5 të mëngjesit, raporton Sky News.
I moshuari u mor në paraburgim dhe u la me të nxira dhe plagë të përgjakshme në kyçet e dorës dhe krahët.
“Gjyshi im 81-vjeçar u arrestua sepse policia mori adresën e gabuar në orën 3 të mëngjesit. Ai ishte i tmerruar, i sëmurë dhe u deshën 10 oficerë/6 automjete për ta arrestuar. Ndoshta sulmi në zemër i dha superfuqi? Ai është në qeli, i hutuar dhe i mavijosur duke u përpjekur të mbrohet," shkroi ajo në Twitter
Në një seri postimesh në Twitter që shpjegonin incidentin, Policia e Bedfordshire tha se dy oficerë të uniformuar fillimisht iu afruan adresës së gabuar kur iu përgjigjën raporteve për një shqetësim.
Policia e Bedfordshire tha se dy oficerët më pas thirrën për ndihmë, por përpara se njësitë e tjera të mbërrinin "pasoi një grindje ku një nga oficerët tanë u përpoq t'i merrte banorit pajisjen prej druri, gjatë së cilës ai pësoi një prerje në fytyrë".
Nuk është e qartë nëse 'pajisja prej druri' e përmendur nga policia është shkopi i tij.