Gjyqtarja: Pse nuk u morën stolitë?, Murseli insiston që ishin pre e grabitjes
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Edhe sot i akuzuari, Naim Murseli ka insistuar se ishin pre e grabitjes dhe se nga grabitësi iu është kërkuar vetëm para dhe telefona.
Duke e pyetur se e ndjera, Liridona Ademaj a kishte me vete gjëra me vlerë, Murseli mohoi këtë duke thënë se kishte vetëm kuletën. Më pas, kryetarja e trupit gjykues ia paraqiti disa fotografit të të ndjerës e cila kishte në duar stoli ari.
Për këtë, Dërmaku e pyeti se nëse ka qenë grabitje pse nuk janë marrë këto stoli.Por, i akuzuari, Naim Murseli tha se grabitësi kishte kërkuar vetëm telefona dhe para.
“Në momentin e grabitjes të vetëm gjë që ka kërkuar telefonat dhe paratë nuk ka kërkuar gjë tjetër dhe kur kam ikur nga vetura me fëmijët unë nuk e kam ditur a ka marr diçka prej dorës ai se unë nuk e kam parë ngjarjen”, u shpreh ai.
Më pas përsëri, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku e ka ballafaquar Murselin me një fotografi që paraqiten fëmijët se si kanë qenë të ulur.
I pyetur nga gjyqtarja Dërmaku se a është në dijeni që bashkëshortja e tij është vrarë me këtë revole, Naim Murseli tha se këtë e kam mësuar gjatë leximit të aktakuzës.
“A e keni ditur gjendjen ekonomike të Granitit... Murseli: Jo nuk mund të them pse e kemi ditur... Dërmaku: Atëherë pse paguat për atë revole për të akuzuarin Granit... Murseli: Sepse ai më tha se nuk kishte para me vete... Dërmaku: A e dini që me atë revole është vrarë bashkëshortja juaj... Murseli :Po e kam kuptuar... Dërmaku: Si erdhi deri tek ajo revole tek policia... Murseli: në aktakuzë e kam lexuar që Graniti e ka fshehur diku në oborr dhe ai u ka treguar”, deklaroi ai.
“Nuk e keni parë as granitin që nga kamerat në Ento Kuca shihet se ka qenë në tavolina më tutje... Murseli: Në asnjë moment nuk e kam parë Granitin”, tha ai.
Tutje, kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku kërkoi të di arsyen se pse i kishte lënë fëmijët vetë në natën kur iu ishte vrarë nëna, Murseli tha se ishte kërkesë e Policisë pasi mund të ftohej përsëri për intervistim.
“ Jo as unë e as fëmija... Dërmaku: Në deklaratat e mëhershme keni thënë që me veturë të Policisë keni shkuar tek vetura tek vendi i ngjarjes... Murseli: Po, por nuk më ka lënë të dal Policia... Dërmaku: A e keni parë Liridonën të vrarë... Murseli: Jo, Liridonën e kam parë të vrarë vetëm të nesërmen në murg atë natë hiq”, ishte diskutimi mes tyre.
Në pyetje e trupit gjykues a i kishte thënë Liridonës të ikte nga makina, Murseli tha se e kishte bërë këtë gjë duke i folur në gjuhën suedeze. Ai madje tha se kishte hapësirë ta anashkalonte grabitësin, por ishte kërkesë e Liridonës që ta ndalte makinën dhe në moment shoku e kishte ndal makinën.“Kemi një kërkesë që ato pamje të njoftohen mediet që të mos publikojnë pamjet kur e njëjta shihet e goditur dhe ku shihet e shtrirë në mënyrë që fëmijët të mos kenë qasje”,tha ai.
Pas kryetares së trupit gjykues, Fatmire Dërmaku, gjyqtari, Gent Beka vazhdoi me pyetje për të akuzuarin Naim Murseli i cili e pyeti për takimet që kishte i akuzuari, Naim Murseli me Granit Plavën. Kurse, gjyqtari, Alban Ajvazi i cili pyeti për veturën që me qera e kishte marr Granit Plava se a dinte çfarë marke apo çfarë tabela ishte, Murseli tha se e dinte tipin e veturës.
Pas marrjes në pyetje edhe nga trupi gjykues, i akuzuari, Naim Murseli deklaroi se ai dhe fëmijët e tij nuk e kanë parë ngjarjen dhe nuk dinë për lëndimin që e ndjera kishte në dorën e majtë.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor 2023, në orën 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dhe fillimisht rasti ishte raportuar si vrasje gjatë grabitjes./B.Ibishi/