Gjyqtari i njohur i Premier Ligës do të pensionohet në fund të këtij sezoni
Lexohet për: 1 min.
5-Gjyqtariii
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjyqtari i Premier Ligës angleze Mike Dean do të pensionohet në fund të këtij sezoni, por raportohet se do të vazhdojë karrierën e tij si gjyqtarë i VAR-it.


Sipas "Opta data", Dean ka dhënë më së shumti kartonë të kuq (114 sosh), kartonë të verdhë (2,026) dhe penallti (184) se ndonjë gjyqtarë tjetër në histori të ligës angleze, përcjell KosovaPress.


53 vjeçari Dean është bërë njëri nga gjyqtarët më të famshëm të futbollit anglez për shkak të stilit dhe sjelljes së tij në fushë.


Dean filloi karrierën e tij si gjyqtarë i Premier Ligës në vitin 2000, dhe ishte spekuluar që ai do të largohej nga detyrat e tij në fund të sezonit të kaluar, por ishte bindur që të vazhdojë edhe për një sezon që t'i ndihmojë gjeneratës së re të gjyqtarëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024