Seanca parlamentare Kosovë-Shqipëri pritet t’i bëjë bashkë Kurtin dhe Ramën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
kuq e zi
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Salla e seancave plenare e Kuvendit të Kosovës do të pres të premten deputetët e Shqipërisë të cilët do të bashkohen në mbledhjen e dy kuvendeve. Të dy vendet kanë për synim agjendën e përbashkët evropiane.

Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni nuk ka shumë pritje nga kjo seancë, megjithatë thekson të dy shtetet mbesin të lidhura me njëra tjetrën, pavarësisht politike ditore.

“Në njëfarë mënyre një mbledhje e cila duhej bërë më përpara dhe që në një far mënyre i bashkon pjesën legjislative të dy vendeve. Nuk besoj se mund të pritet ndonjë gjë e madhe, përveç asaj që ne e dimë shumë mirë që çfarëdo që të ndodhi, Kosova dhe Shqipëria janë të lidhura me njëra-tjetrën. Sa i përket atyre që publiku pret që të dyja parlamentet të jenë shumë të integruar me njëra tjetrën, të ndihmojnë njëra tjetrën, besoj që jemi akoma larg”, thotë Andoni.

Mbledhja e dy kuvendeve, sipas institucioneve në të dy anët e kufirit, vjen si nevojë e koordinimit të agjendës për realizimin e synimeve që përfshijnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës. Gjithashtu, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Në këtë mbledhje, të pranishëm pritet të jenë edhe kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Të dy qeveritë tashmë kanë të nënshkruara dhjetëra marrëveshje por takimet ndërqeveritare nuk janë duke u mbajtur.

I fundit që kishte dështuar të mbahet ishte në qershor të vitit 2023, pas mospajtimeve në mes të Kurtit dhe Ramës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025