Gjykata Supreme vërteton dënimin me 21 vjet burg për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari
Lexohet për: 2 min.
GJykata Supreme
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesat e palës mbrojtëse të Labinot Grudës dhe Kadri Shalës në rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari, duke vërtetuar kështu dënimin e mëhershëm prej 21 vjet burg dhe 41.500 euro gjobë.

Kolegji i gjykatës ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të dënuarve, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Labinot Gruda është dënuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrja në sistemet kompjuterike, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes dhe shpëlarja e parave, ndërsa Kadri Shala për shkak të veprave penale ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shpëlarja e parave.

Ndërkaq, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, NTSH “Sh.”, NTP “X.”, G. Shpk”, “G. K. SHPK”, “R.H.” dhe “M. B. G. SHPK” kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, janë hedhur si të palejuara.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 7 dhjetor 2022 dënoi Labinot Grudën me 8.500 euro gjobë dhe 11 vjet burg, ndërsa Kadri Shalën me 33 mijë euro gjobë dhe 10 vjet burg.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024