Gjykata Supreme liroi të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
Lexohet për: 1 min.
96121648561381
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata Supreme liroi sot nga akuza Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu, e cila bëri të ditur se vendimi u mor në seancën e sotme.

“Duke ju falenderuar per pyetjet, ju njoftoj se Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik.”, u bë e ditur në përgjigjen e Uka-Lutfiut.

Sipas aktakuzës së vitit 2017, Naser Pajazitaj ishte akuzuar se më 9 nëntor të vitit 2015 në bjeshkët e Strellcit, në Deçan te vendi i quajtur “Kroi i Lajthisë” me armë dhe në mënyrë mizore kishte vrarë Donjeta Pajazitajn. Naser Pajazitaj ishte ngarkuar me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025