Gjykata Speciale arreston sërish ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
isni kilaj
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i. Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. Arrestimi i tij është bërë të enjten në mëngjes, ka konfirmuar për KosovaPress djali i tij, Blend Kilaj.

“E kanë arrestuar sot në mengjes në orën 07:00, arsyet nuk dihen, e kanë derguar në zyret e EULEX për ta transferuar pastaj në Hagë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Ish-komandanti i UÇK-së, Kilaj ishte arrestuar një vit më parë nga kjo Gjykatë. Lirimi i Kilajt ishte mundësuar me kusht të dorëzanisë, në maj të këtij viti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024