Gjykata italiane dënon oficerin e marinës me 20 vjet burg, ishte spiun rus
Lexohet për: 1 min.
thumbs_b_c_33362d794d8e484126aded3579d73f34
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një gjykatë italiane ka dënuar me 20 vjet burg një oficer të lartë të marinës për spiunazh për Rusinë.

Kapiteni 58-vjeçar Walter Biot u shpall fajtor për spiunazh dhe ryshfet nga gjykata pasi u kap nga karabinierët italianë ndërsa u dorëzonte dokumente sekrete zyrtarëve të ambasadës ruse në një qendër tregtare në Romë në mars të vitit 2021, njoftoi Agjencia shtetërore e lajmeve ANSA të premten në mbrëmje.

Ky ishte dënimi i dytë i dhënë për Biot, i cili u shpall fajtor në mars 2023 nga një gjykatë ushtarake dhe u dënua me 30 vjet burg. Duke komentuar vendimin, avokati i Biot, Roberto De Vita, këmbënguli se klienti i tij është i pafajshëm. Në mars 2021, Italia dëboi dy zyrtarë të ambasadës ruse në lidhje me rastin. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024