Udhëtarët, paketat e të cilëve u shkatërruan nga vendosja e kufizimeve për të luftuar pandeminë COVID-19, mund të kenë të drejtën për rimbursim të pjesshëm. Ky ishte vendimi i gjykatës më të lartë të Bashkimit Evropian i marrë sot.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë mori në shqyrtim çështjen, pasi u kërkua një mendim i saj nga një gjykatë në Gjermani.
Ata po kërkojnë një ulje prej 70% të çmimit për shkak të kufizimeve që u vendosën atje dy ditë më vonë, dhe kthimin e tyre para kohe.
Kur kufizimet u vendosën më 15 mars, plazhet u mbyllën, u vendos një shtetrrethimi. “Paditësit u lejuan të dilnin nga dhoma e tyre e hotelit vetëm për të ngrënë”,- tha gjykata e BE-së.
Operatori turistik refuzoi uljen e kërkuar me arsyetimin se nuk mund të mbahej përgjegjës për një "rrezik të përgjithshëm të jetës".
Gjykata e BE-së konstatoi se "një udhëtar ka të drejtë për një ulje të çmimit të paketës së tij ose të saj, kur mungesa e konformitetit të shërbimeve të udhëtimit të përfshira në paketë është për shkak të kufizimeve që janë vendosur në destinacionin e udhëtimit, për të luftuar përhapjen të një sëmundjeje infektive, siç ishte COVID-19.” /Apnews.