Konjufca i jep vërejtje Shalës për gjuhën, deputeti: Ma dërgoni me postë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në bazë të rregullores së Kuvendit, i ka shqiptuar vërejtje për gjuhë joparlamentare deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili e ofendoi rëndë kryeministrin Albin Kurti.

“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.

Fjalën e mori edhe deputeti Shala, i cili nuk kërkoi falje për ofendimin ndaj Kurtit, por duke ironizuar, kërkoi që vërejtjen t’ia dërgojnë me postë.

“Faleminderit. Më dërgoni vërejtjen me postë”, tha ai.

Gjatë seancës së sotme, ku po diskutohet për marrëveshjen pa nënshkrim me Serbinë, në replika e sipër, u dëgjua zëri i deputeti Shala duke ofenduar kryeministrin Kurti dhe quajtur tradhtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024