Gjokoviq mund të dënohet për deklaratat provokuese ndaj Kosovës
Lexohet për: 2 min.
gjokoviq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Novak Gjokoviç ndezi reagime të mëdha me deklaratën e tij politike pas fitores së raundit të parë në Paris. Organizatorët e French Open tani po marrin parasysh një vendim që mund të shkojë në dëm të tenistit serb.

Në konferencën për shtyp që pasoi pas fitores ndaj Aleksandar Kovaçeviçit, 36-vjeçari serb pranoi se ishte në dijeni për reagimet që kishin nisur për fjalët “Kosova është zemra e Serbisë – ndalo dhunën” që ai ka shkruar në objektivin e kamerës dhe se ato kanë bërë që disa fansa të bëjnë thirrje për skualifikimin e tij.

Është ende e paditur nëse Gjokoviç duhet të ketë frikë nga pasojat. Organizatorët e bëjnë të qartë se 22 herë fituesi i Grand Slamit është nën shqyrtim, raporton gazeta zvicerane “Blick”, përcjellë KosovaPress.

https://kosovapress.com/admin/kok-u-reagon-ne-komitetin-olimpik-nderkombetar-per-mesazhin-provokues-te-gjokoviq/

Federata Franceze e Tenisit (FFT), e cila organizon French Open, thotë se "nuk ka udhëzime zyrtare të Grand Slam-it se çfarë mund të thotë ose jo me lojtarin”.

Megjithatë: Në varësi të mënyrës se si interpretohet, statuti i etikës së FFT-së ende mund ta fusë Gjokoviçin në telashe - të paktën në teori. Sepse thuhet se lojtarët kanë "detyrimin moral" të "refuzojnë çdo formë dhune". Prandaj, atyre u ndalohet të shfaqin në mënyrë demonstrative pikëpamje politike ose fetare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025