Gjobë nga 2500 euro në 25 mijë euro për pronarët e bizneseve që shesin produktet me qese plastike
Lexohet për: 3 min.
-640-0-rtfju-1654868133
2 vite më parë
Linku u kopjua

Të holla shumë, me erë të rëndë, të vështira në përdorim, por mbi të gjitha materiale që nuk dëmtojnë ambientin e të riciklueshme.

Ky është qëllimi i përdorimit të detyrueshëm të qeseve plastike të biodegradueshme. një normë ligjore që prej 4 vitesh është në fuqi në Itali.

Gjobë nga 2500 euro në 25 mijë euro për të gjithë ata pronarë biznesesh që tregtojnë produkte ushqimore e jo ushqimore tek klientët me qese plastike jo të biodegradueshme.

E vlera e gjobës shkon deri në 100 mijë euro, nëse vlera e qeseve plastike jashtë norme është superiore 10% e faturimit të biznesit tregtar.

Ky ligj ka hyrë në fuqi në Itali prej 1 janarit të vitit 2018, e detyron të gjitha aktivitetet tregtare që dorëzojnë produkte ushqimore e jo ushqimore tek klientët. të përdorin qese plastike të biodegradueshme.

Ka të bëjë me dyqanet ushqimore e jo ushqimore, baret, restorantet, piceritë, gastronomitë, pasticeritë, aktivitetet artizanale, farmacitë e shumë të tjera.

Cila janë rregullat që përcaktojnë kur një qese të quhet e biodegradueshme?

Ligji përcakton ndalimin e qarkullimit të qeseve të plastikës jo të ripërdorueshme me trashësi inferiore 200 mikron për ato ushqimore e me dorëza të jashtme, e deri në100 mikron për ato për përdorim jo ushqimor e me dorëza të jashtme e jo të ripërdorueshme.

Po ky ligj ndalon shitjen gratis të qeseve të biodegradueshme e qarkullimin e lirë të tyre në respekt të normativës së paracaktuar.

Sipas ligjit të 2018 qeset plastike një përdorimshe të biodegradueshme duhet të kenë një trashësi 15 mikron e minimumi në 40% i materialit të përbërë nga një lëndë e parë e riciklueshme.

Sipas përditësimit të bërë pak kohë më parë kjo normë prej 1 janarit të 2021 është rritur në 60% minimumi i lëndës së parë me të cilën duhet të jetë prodhuar qesja e plastikës njëpërdorimshme biodegradueshme.

Qeset plastike disa përdorimshme të bidegradueshme me trashësi deri 100 micron duhet të prodhohen me një përbërje minimale 30% lëndë e parë e riciklueshme.

Pse qeset e biodegradueshme mbajnë erë të rëndë e kush është lënda e parë e riciklueshme më e përdorur për prodhimin e tyre?

Qeset plastike të biodegradueshme janë të përbërë nga materiale e lëndë që asimilohen lehtësisht nga ambienti e janë tërësisht të riciklueshme

Materialet bazë për prodhimin e tyre janë niseshteja, druri, acid laktik e alkol polivinil.

Erë e rëndë që mbajnë lidhet pikërisht me materialet organike e të biodegradueshme me të cilat janë prodhuar.

Ligji në fuqi për qeset e biodegradueshme në Itali përckaton se nuk duhen dhënë gratis e vlera e tyre duhet të renditet në faturën fiskale së bashku me prodhimet e blera nga konsumatori.

Ministria italiane e Ekonomisë ka përcaktuar se çmimi i qeseve të biodegradueshme një përdorimshme për fruta e perime nuk duhet të jetë më shumë se 1 cent.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025