Gjobë ndaj dy shoferëve për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
Lexohet për: 2 min.
policia-4-1-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka gjobitur me nga 300 euro dy persona në Ferizaj të cilët kanë tejkaluar kufizimin e shpejtësisë derisa kanë lëvizur me veturë. Ndaj tyre janë marrë edhe masa duke u marrë patentë shoferin njërit për gjashtë, e tjetrit për tre muaj.

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, rreth orës 05:30 në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve, ka ndaluar shoferin P.S i moshës 29 vjeçare i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 kilometra në orë ka zhvilluar shpejtësi 167 km/h.

“Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 08:52 në rrugën ‘’Driton Islam’’ në Ferizaj, ku policët kanë ndaluar shoferin tjetër A.SH moshës 22 vjeçare i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 kilometra në orë ka zhvilluar shpejtësi 97 km/h .

“Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë ( 6 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, ka njoftuar PK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024