Përmes aplikacionit mobil, klientët mund të blejnë polica, të raportojnë dëme dhe të ndjekin statusin e tyre në kohë reale.
SIGAL Insurance Group KS ka lansuar aplikacionin e ri mobil, duke sjellë një tjetër hap drejt lehtësimit të shërbimeve për klientët e tij.
Përmes këtij aplikacioni, klientët mund të menaxhojnë dhe të blejnë policat e sigurimit, të paraqesin kërkesa për dëm dhe të ndjekin statusin e tyre në kohë reale, pa pasur nevojë për procedura të gjata apo vizita fizike.
Aplikacioni është ndërtuar me fokus në kursimin e kohës dhe thjeshtësimin e proceseve, duke u mundësuar përdoruesve që të kryejnë shërbimet kryesore të sigurimit në vetëm pak hapa.Të gjitha shërbimet kryesore janë të integruara në një platformë të vetme, duke e bërë më të thjeshtë menaxhimin e sigurimeve në çdo kohë dhe nga çdo vend.
Me këtë lansim, SIGAL Insurance Group KS synon të jetë edhe më afër klientëve, duke ofruar zgjidhje moderne dhe praktike që i përshtaten nevojave të përditshme.