Shpërthimi i madh terrorist me rreth 15 kilogram eksploziv që ndodhi të premten në mbrëmje në kanalin e Ibër Lepencit, u dëgjua në shtëpinë e familjes Lazareviq e cila është e banuar nga një çift.
Pronari i shtëpisë Miladin Lazareviq nga fshati Uglarë nga Komuna e Zubin Potokut, ka rrëfyer për KosovaPress, tmerrin që ka përjetuar bashkëshortja e tij nga ky rast, duke treguar se nga frika e madhe e shpërthimit dhe nga sasia e madhe e ujit që kishte hyrë brenda shtëpisë, ajo kishe kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë.
Lazareviq ka treguar se pasojat nga ky shpërthim janë shumë të mëdha, derisa tha se përveç dëmeve në shtëpi e cila është bërë e pabanueshme tashmë iu janë shkatërruar edhe hambarët.
Ai ka treguar se është i papunë dhe se merret me bujqësi të cilën sipas tij e ka shkatërruar vërshimi i ujit. Ky banor ka treguar se gjysmën e shtazëve i ka shpëtuar e për disa ende nuk e di ku janë.Ai ka treguar edhe për shumën e dëmeve që i janë shkaktuar si pasojë e këtij sulmi.
Këtë familje gjatë ditës e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Autoritetet kosovare thanë se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...