Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë
alban hyseni
15/05/2026 - 09:54
Linku u kopjua

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se me miratimin, nga qeveria, të vendimit për shpronësimin e pronave në qarkoren e vjetër të qytetit, kësaj komune I janë kursyer së paku 20 milionë euro, nga vendimet e mundshme potenciale për këtë proces.

Duke mirëpritur vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin për interes publik të pronave që preken nga realizimi i projektit “Qarkorja e Vjetër e Qytetit të Gjilanit”, Llot 1 dhe Llot 2, në zonat kadastrale Shillovë, Livoç i Ulët dhe Gjilan, ai tha se ky akt i hap rrugë realizimit të projektit për zgjerimin dhe modernizimin e kësaj zone, “ndërsa njëkohësisht u jep fund problemeve pronësore që datojnë nga periudha e paraluftës”.

“Qytetarët të cilëve u është marrë prona do të kompensohen, duke i hapur kështu rrugë Komunës së Gjilanit për realizimin e projektit për zgjerimin dhe modernizimin e kësaj zone”, thuhet në një njoftim të komunës së Gjilanit, transmeton KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026