Gjilani ndërron logon e klubit, ja domethënia (VIDEO)
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar përmes një komunikate për ndërrimin e logos së klubit.

Ri-brendimi i ri te Gjilani është bërë me një kujdes të veçantë për të ruajtur traditat dhe vlerat e klubit, ndërsa njëkohësisht përqafon një vizion modern dhe dinamik, raporton KosovaPress.

Një element i ri dhe i rëndësishëm është shtimi i një rrethi me ngjyrë ari, që simbolizon legjendat dhe figurat historike të klubit të Gjilanit.

Një tjetër përmirësim i dukshëm është përfshirja e ‘Skifterit’ si simbolin kryesor të klubit. Skifteri përfaqëson tifozët e zjarrtë, të cilët janë zemra dhe shpirti Gjilanit.

Topi klasik i futbollit është futur gjithashtu në logon e re për të theksuar vitin e krijimit të klubit. Ky element simbolik është një kujtesë e rëndësishme për rrënjët dhe traditat e Gjilanit, duke e lidhur të kaluarën me të ardhmen.

“Ri-brendimi i SC Gjilani është një hap i rëndësishëm për të forcuar identitetin tonë dhe për të ndërtuar një imazh që reflekton krenarinë dhe aspiratat tona. Me këtë logo të re, ne synojmë të ndërtojmë një lidhje më të fortë me tifozët tanë dhe të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, shkruante në komunikatën e Gjilanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024