Gjilani kërkon ta thellojë “krizën” e Ballkanit
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Formën jo të mirë të Ballkanit në ndeshjet e fundit në Superligë synon ta shfrytëzoj skuadra e Gjilanit në ndeshjen e së dielës ndërmjet këtyre dy skuadrave e cila shënon edhe përfundimit e sesionit vjeshtor të Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi ka dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit, seri kjo që ka motivuar trajnerin e Gjilanit, Gentjan Mazani. Ai ka thënë për KosovaPress se skuadra e tij do të kërkojë të marrë pikët maksimale ndaj skuadrës së Ilir Dajës.

Edhe portieri i Gjilanit, Betim Halimi u shpreh i bindur se ndaj Ballkani mund ta marrin rezultat pozitiv pasi sipas tij, skuadra nga Suhareka në këto momente është “shumë e lodhur”.

Besim të madh te skuadra për fitore ndaj Ballkanit ka shprehur edhe drejtori menaxhues i klubit, Drilon Sylejmani.

Vetëm 17 pikë të fituara nga 17 ndeshje deri më tani kanë bërë që Gjilani jetë i renditur në zonën e rënies nga elita e futbollit kosovar, por trajneri Mezani është i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkani do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 12:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025