Gjilani e mposht Malishevën në derbin e javës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjilani e mposht Malishevën në derbin e javës
Gilani
28/02/2026 - 16:13
Linku u kopjua

Skuadra Gjilanase e ka mposhtur Malishevën me rezultat të ngushtë 2-1. Armend Thaqi përmes pikës së bardhë e hapi ndeshjen në minutën e 15-të.

23 minuta më pas, Assane Diatta barazoi rezultatin në 1-1. Pjesa e parë u mbyllë kështu dhe në minutën e 70-të golin e dytë e shënuan përsëri vendasit, gol që doli të jetë edhe vula e këtij takimi.

Edhe Prishtina e Re me Llapin barazuan 1-1 sikurse edhe ekipi i Dukagjinit me Ferizajn, pra 1-1.

Gjilani e cila është në vendin e 5-të i afrohet Malishevës për vetëm një pikë.

Dukagjini është në pozitën e 6-të në tabelë me 32 pikë. Llapi vazhdon të jetë në pozitën e 7-të me pikë të njëjta me Ferizajn, me nga 23 pikë.

Prishtina e Re është në vendin e parafundit me 22 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026