Gjigantët italianë në garë për Alissonin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjigantët italianë në garë për Alissonin
Serie-A
03/03/2026 - 15:34
Linku u kopjua

Tre gjigantët e futbollit italian Juventus, Inter dhe Milan, kanë shfaqur interes për portierin e Liverpool FC, Alisson Becker.

Sipas raportimeve të fundit të merkatos, klubet e Serie A po monitorojnë situatën e brazilianit, i cili mbetet një nga portierët më të vlerësuar në Evropë. Alisson ka kontratë afatgjatë me Liverpoolin, interesimi nga Italia ka nisur të rritet, sidomos duke pasur parasysh eksperiencën e tij të mëparshme në Serie A me Romën.

Interi dhe Juventusi janë në kërkim të një portieri me eksperiencë ndërkombëtare për sezonin e ardhshëm, ndërsa Milani po shqyrton disa opsione për të forcuar repartin defensiv. Megjithatë, transferimin mund ta bëjnë të vështirë për t’u realizuar, paga e lartë dhe kërkesat financiare të Liverpoolit.

Merkatoja verore pritet të sjellë zhvillime të reja, ndërsa e ardhmja e Alissonit mund të bëhet një nga  më interesante të verës në futbollin evropian.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026