Gjetja e eshtrave në Podujevë që dyshohet të jenë nga lufta e fundit, Policia jep detaje
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin në Podujevë ku janë gjetur gjetje eshtërore e që besohet të jenë të trupit të njeriut dhe i përkasin luftës së fundit.

Në raportin e Policisë thuhet se gjetjet eshtërore janë tërhequr nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore  dhe janë dërguar për obduksion dhe identifikim.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë realizuar urdhëresën për ekshumim në një lokacion në komunën e Podujevës, ku janë hasur gjetje eshtërore që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit. Gjetjet eshtërore janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së dhe janë dërguar për obduksion dhe identifikim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

https://kosovapress.com/haxhiu-gjenden-mbetje-mortore-afer-tjegullores-ne-podujeve

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024