Haxhiu: Gjenden mbetje mortore afër Tjegullores në Podujevë
Lexohet për: 1 min.
0-Albulena-Haxhiu-2022-2
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se mbetjet mortore  dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

“Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024