Zgjerimi i Bashkimit Evropian është kthyer në një “imperativ gjeopolitik” për sigurinë, tha të mërkurën zëvendësministrja e Jashtme e Gjermanisë.
Në një fjalim në Konferencën e Sigurisë së Berlinit, Katja Keul tha se BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Keul vuri në dukje se pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, çështjet e sigurisë evropiane, zgjerimit dhe reformimit të institucioneve të bllokut janë bërë të lidhura fort me njëra-tjetrën.
Propozim ekspertësh franko-gjermanë për reformën e BE-së para zgjerimit - KosovaPress
Aktualisht, tetë vende kandidate, duke përfshirë Shqipërinë, Turqinë dhe Ukrainën, po përpiqen të bëhen anëtarë të bllokut prej 27 anëtarësh. Gjeorgjia dhe Kosova janë kandidatë potencialë. /AA