Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit
Iran
27/03/2026 - 15:09
Linku u kopjua

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka akuzuar Rusinë se po ndihmon Iranin në identifikimin e objektivave të mundshme për sulme, në kuadër të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.

Wadephul deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të përdorë përshkallëzimin e konfliktit në rajon si një shpërqendrim nga lufta në Ukraina, transmeton KosovaPress.

“Putini shpreson me cinizëm se përshkallëzimi në Lindjen e Mesme do të na largojë vëmendjen nga krimet e tij në Ukrainë. Ky llogaritje nuk duhet të ketë sukses,” u shpreh ai gjatë një takimi të G7 në Francë.

Kryediplomati gjerman bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me gatishmërinë e Gjermanisë për të luajtur një rol në Ngushtica e Hormuzit pas përfundimit të armiqësive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026