Gjermania paralajmëron rrezikun e mos mbështetjes së Ukrainës
Lexohet për: 2 min.
fwqf
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock paralajmëroi të hënën për pasoja të rënda për Gjermaninë dhe NATO-n nëse Ukraina nuk mbështetet siç duhet në luftën e saj kundër Rusisë.

“Nëse nuk vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, atëherë rrezikojmë që trupat e Putin të jenë në kufirin me Poloninë. Lufta është shpejt në territorin e BE-së dhe NATO-s”, tha Baerbock për Süddeutsche Zeitung.

“Është e vështirë të përcaktojmë se sa do të kushtonte nëse do të duhej të mbronim vetë lirinë dhe sigurinë tonë. Në fund të fundit bëhet fjalë për një gjë: mbështetja e Ukrainës e mban luftën larg nesh,” shtoi ajo.

Berlini rriti mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën pas presionit nga SHBA dhe aleatët e tjerë, dhe aktualisht është furnizuesi i dytë më i madh i armëve në vend.

Qe nga fillimi i luftës në shkurt 2022, Gjermania dërgoi armë me vlerë prej 28 miliardë euro në Ukrainë. Ndihma ushtarake përfshinte armë dhe pajisje të avancuara si tanke luftarake Leopard 2, tanke kundërajrore Gepard, automjete luftarake Marder dhe sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot dhe IRIS-T.

Baerbock paralajmëroi gjithashtu për lëvizje të reja refugjatësh nëse situata e luftës në Ukrainë përkeqësohet më tej.

​"Nëse Ukraina nuk mund të mbrohet më - dhe unë ua them këtë, veçanërisht atyre që refuzojnë mbështetjen - atëherë miliona të tjerë do të duhet të ikin. Në fund të fundit, kush jeton vullnetarisht nën tortura dhe okupim?", tha ajo.

Aktualisht, rreth 6 milionë refugjatë ukrainas janë në Evropë, sipas OKB-së. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024