Gjermania nuk tregon se sa armë ka dërguar në Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
Annalena-Baerbock-2022-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka thënë se Berlini ka zgjedhur të mos zbulojë detaje të plota rreth armëve që ka dërguar në Ukrainë.

Duke folur pas një takimi me homologun e saj letonez në Riga, Baerbock tha se "ne kemi dorëzuar raketa anti-tank, Stingers dhe gjëra të tjera për të cilat nuk kemi folur kurrë publikisht, kështu që këto dërgesa mund të ndodhin shpejt", raporton BBC.

Baerbock shtoi se vendi i saj do të ndihmojë forcat ukrainase të mbajnë sisteme të avancuara të armëve si dhe të trajnojë ushtarët për t'i përdorur ato.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj që të ofrojnë mbështetje shtesë ushtarake pasi forcat ruse nisën një ofensivë të re në rajonin e Donbasit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025