Gjermania mund të përballet me mungesë gazi në muajt e parë të vitit të ardhshëm, paralajmëroi të hënën rregullatori i energjisë i vendit.
Klaus Muller, shefi i Agjencisë Federale të Rrjetit, tha se kursimet e energjisë për familjet dhe bizneset ishin të pamjaftueshme dhe mbetën vetëm 5% nën konsumin e vitit të kaluar.Muller theksoi se familjet dhe bizneset gjermane duhet të ulin konsumin e gazit me 20% për të shmangur mungesat në muajt e ardhshëm.
Ai paralajmëroi se rreziku i një dimri më të ftohtë, rritja e kërkesës për gaz në vendet fqinje dhe aktet e mundshme të sabotimit kundër strukturës së energjisë, mund të çojnë në mungesë gazi në vend.
Edhe pse vendi ka arritur të mbushë kapacitetet e depozitimit të gazit në 90% që nga java e kaluar, ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk garanton se nuk do të ketë racionizim të gazit apo ndërprerje të energjisë elektrike në muajt e ftohtë të dimrit.
Objektet e magazinimit gjithashtu kanë nevojë për një rrjedhje të vazhdueshme të gazit nga tubacionet për të mbajtur presion të mjaftueshëm.
Për të marrë mjaft gaz natyror të lëngshëm për të zëvendësuar plotësisht gazin rus në vitet e ardhshme, Berlini po ndërton gjithashtu terminale LNG në portet gjermane veriore të Brunsbuttel, Stade dhe Lubmin.
Që nga shpërthimet në tubacionet nënujore Nord Stream në shtator, Gjermania nuk ka importuar gaz nga Rusia.