Gjermania mbështet anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, zhvilloi një vizitë në Berlin, ku të mërkurën në mbrëmje zhvilloi një takim me kancelarin federal të Gjermanisë, Olaf Scholz. Në një konferencë të përbashkët shtypi me Denkov, Scholz tha se ai mbështet në mënyrë eksplicite Bullgarinë dhe Rumaninë që të bëhen anëtarë të plotë të Shengenit. Gjermania do të vazhdojë të mbrojë të njëjtën gjë për partnerët e BE-së, theksoi kancelarja gjermane.

Më parë, të dy udhëheqësit u takuan për të diskutuar çështjet e lidhura me Shengenin, Ballkanin Perëndimor dhe luftën në Ukrainë.

Scholz tha se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera dhe të larmishme dhe sot të dy vendet dëshirojnë të thellojnë bashkëpunimin. Marrëdhëniet ekonomike gjermano-bullgare janë vërtet shumë të suksesshme dhe në vitin 2022 është arritur një rekord tregtar prej 12 miliardë eurosh, theksoi ai. Produktet bullgare, dhe veçanërisht furnizimet e industrisë së automobilave, janë veçanërisht të nevojshme në Gjermani, shtoi kancelari gjerman.

Sipas Scholz, Bullgaria është një partner i besueshëm si në BE ashtu edhe në NATO, dhe kjo u duk qartë në reagimet e tij kundër agresionit rus në Ukrainë. Ai falënderoi Bullgarinë që me vendosmëri dhe qartë ka marrë anën e Ukrainës.

Denkov vuri në dukje se ai dhe Scholz ranë dakord se mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së duhet të jetë një prioritet dhe vendet që janë nën presionin më të madh të emigrantëve, si Bullgaria, duhet të ndihmohen. Kryeministri bullgar tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen si shtete të plota evropiane.

Denkov dhe Scholz do të takohen sërish në ditët në vijim në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian dhe takimit joformal të krerëve të shteteve apo qeverive të BE-së./BTA-KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024