Gjermania i dhuron FSK-së kamionë në vlerë rreth gjysmë milion euro
Lexohet për: 2 min.
398621961_122149112330011792_7583543058178509396_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se Gjermania ka ndarë një donacion prej dy kamionësh për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila kap vlerën rreth 500 mijë euro.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar shtetin gjerman për ndihmën në  vazhdimësi që po jep për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot, nga ambasadori Rohde pranuam si donacion dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrin vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro. Shprehim mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Ushtarë të FSK-së certifikohen në avancimin e teknikave të xhudos - KosovaPress

FSK – EUCOM diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit reciprok - KosovaPress

FSK e gatshme për mbrojtjen e vendit, partnerët ndërkombëtarë mbështesin ushtrinë - KosovaPress

Britania e Madhe do të vazhdojë të investojë në FSK - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024