Gjermania hap dyert për punëtorët e Kenisë
Bota
Lexohet për: 1 min.
fwf
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjermania ka arritur një marrëveshje migracioni të kontrolluar me Keninë për punëtorët kenianë të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar.

Marrëveshja u nënshkrua nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Kenias William Ruto të premten.

Ndërsa numri i saktë i punëtorëve që do të mbërrijnë në Gjermani nuk është bërë i ditur, një zëdhënës i zyrës presidenciale të Keniasë tha më parë se po kërkonte mundësi punësimi për deri në 250 mijë kenianë.

Sipas qeverisë gjermane, aktualisht janë rreth 14.800 qytetarë kenianë që jetojnë në Gjermani. Rreth 800 prej tyre kërkohet të largohen nga vendi.

Marrëveshja vjen pasi Qeveria gjermane nisi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm, duke njoftuar së fundmi një shtrëngim të kontrolleve kufitare.

Në fund të muajit të kaluar, Berlini zbuloi masa të reja sigurie që synojnë përshpejtimin e deportimit të azilkërkuesve të refuzuar dhe emigrantëve pa dokumente, i cili do të fillojë javën e ardhshme. /CNN

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024