Gjermania ka dërguar në Kinë grumbullin e parë të vaksinave të Pfizer kundër virusit korona, për shtetasit gjermanë që jetojnë në atë vend, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebeschstreit.
Pas vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz në Pekin në nëntor, të dy vendet ranë dakord që të lejojnë qytetarët gjermanë në Kinë që të vaksinohen me vaksinat Pfizer, ndërsa qytetarët kinezë në BE do të mund të vaksinohen me Sinovak kinez.
Që nga fillimi i shpërthimit të virusit korona, Pekini ka insistuar që qytetarët kinezë të vaksinohen ekskluzivisht me Sinovac dhe vaksina të tjera të prodhuara në Kinë, nga të cilat janë nëntë gjithsej.
Megjithatë, asnjë nga këto vaksina nuk është përshtatur me variantin omikron shumë ngjitës të virusit.
Politikisht, Pekini do të donte të përmirësonte marrëdhëniet me Gjermaninë dhe të gjithë BE-në, dhe në të njëjtën kohë në Kinë ka shqetësim për shpërthimin e mundshëm të epidemisë së virusit korona pas heqjes së regjimit shumë të rreptë "zero Covid" në vend.
Ekspertët parashikojnë se më shumë se një milion njerëz mund të vdesin nga virusi korona në Kinë vitin e ardhshëm.